Anonymous mohuan sulmin ndaj Facebook

Lajme - Autori Albo B. Postuar me: 11.08.2011 - 6:07 pm | 0 Comments

Fansat e Facebook dhe Mark Zakerberg tani mund të rrehatohen, sepse grupi i hakerëve të njohur si Anonymous mohuan sulmin ndaj rrjetit social më 5 nëntor. “Ne dëshirojmë tu ndihmojmë njerëzve, dhe jo ti dëmtojmë ato”, shkruan në një pjesë të deklaratës.

Një anëtarë i haktivistëve Anonymous tha se e gjithë kjo punë ishte një keqkuptim, sepse ato asnjëherë nuk kanë dëshiruar të shkatrojnë rrjetin, por vetëm tu japin vëmendje njerzëve në lidhje me privatësin e tyre në Facebook, shkruan Daily Mail.

Video e titulluar “Message form Anonymous: Operation Facebook, Nov 5 2011″, ndodhej në Youtube, kurse në të thuhej se “mediumi juaj i komunikimit që shum e adhuroni do të shkatërohet”.

Një anëtarë nga ky grup me nofkën Spikizi(Speakeasy), për Gawker tha se qëllimi kryesor i “Operacionit Facebook” ishte “të paralajmërohen se edhe pas fshirjes së profilit në Facebook, të dhënat për përdoruesit mbeten, ose rruhen edhe më tej.”

Anonymous nuk dëshironin të thonë se do ta shkatërojnë rrjetin më të madh social, por ti detyrojnë përdoruesit, në shenjë proteste, të fshijnë profilet e tyre më 5 nëntorë. Ndoshta ato shpresonin të kalojnë në rrjetin e tyre social. ;)

“Sulmi ndaj Facebook do të ishte qesharake. Edhe në rast se do të kishte sukses, ai ka aq shum përdorues, dhe ne dëshirojmë vetëm tu ndihmojmë njerëzve, dhe jo ti dëmtojmë ato”, thuhet në intervistën e Speakeasy./itshqip

 



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
facebook-credits-dealspot
Facebook do të paguajë përdoruesit që të shikojnë reklama

Rrjeti social përmes DealSpot programit do ti shpërblej përdoruesit me monedhë virtuale Credits pas shikimit të ndonjë reklame të brenduar...

gugenhajm
Përmes Youtube-s deri në një ekspoziturë ne Gugenhajm muzeun.

Gugenhajm në bashkpunim me Youtube fton të gjith artistët dhe entuziastët që deri 31 korrik të vendosin videot artistike të...

Close