Anonymous më sistem operativ të vetin!

Lajme - Autori Dardan Postuar me: 16.03.2012 - 10:06 am | 2 Comments


Kohët e fundit grupi i hakerëve Anonymous ka vendosur për shkarkim në internet sistemin e vet operativ të quajtur Anonymous-OS. E gjithë vëmendja ka shkuar tek Sourceforge (faqja hostuese për shkarkime legale), që është paralajmëruar ta largoj këtë sistem operativ nga faqja e vetë.

Pas një shqyrtimi të kujdesshëm, ata kanë vendosur ta largojnë nga lista e softuereve shkarkues, për shkak se Anonymous është grup hakerësh dhe nuk mund të ju besohet deri në atë masë, dhe se është rrezik për sigurinë. Një arsye e largimit është edhe se zhvilluesi i sistemit operativ nuk ka publikuar kodin burimor për shqyrtim nga ekspertët.

Megjithatë, ky nuk është fundi i Anonymous OS, sepse Sourceforge ka përmendur se ata mund ta kthejnë përsëri në shkarkim, pas diskutimit të mëtejshëm më adminin e projektit. Tani për tani Anonymous OS është larguar nga faqja Sourceforge.net dhe ju nuk mund ta shkarkoni. Për më të rejat nga Anonymous OS, vizioni faqen zyrtare të Anonymous-OS./itshqip



Publikuar nga


Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+


Displaying 2 Comments

  1. EaglE EyE 1337 says:

    Eshte FAKE! I mbushur me trojane dhe Back Doored! E kane pohuar anonymous ne Twitter!

  2. dj koli says:

    sistemi operativ Anonymus Os eshte ne fakt nje linux ubtu, i modifikur dhe rregulluar ne menyre te papare me gjera qe ne shqipri pak njerz i kuptojn! Ata qe jane me dy mendje mos u friksoni hic por instalojnei se keni me pa qe ja vlen shume biles. Sidomos per ata qe jetojn me lek qe fitojn prej internetit . Ne fun te fundit pse me i besu windowsit apo apple ? ? ? @eagle eyes , kam nje keyloger dhe nje krypter , i skanoj file virusin perfundimtar dhe rezultati asnje nga 36 antiviruset qe ka bota nuk e kapin !

Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
google+
Tani mund të krijoni faqe në Google+

Google së fundi ka shpalosur edhe funksionin e ri, i cili lejon që të krijoni faqe në Google+ për biznese...

webM
Pothuajse 30% e videove në Youtube janë transferuar në WebM

Të gjitha videot e reja të ngarkuara në Youtube, si dhe pothuajse 30% nga gjith video biblioteka, tani janë transkoduar...

Close