Android shitet dy herë më shum se iPhone

Hardware - Autori Albo B. Postuar me: 27.09.2011 - 3:13 pm | 0 Comments

Nielsen, një kompani e cila merret me hulumtimin e shijeve të konsumatorëve, në raportin e saj më të ri për tre muajt e fundit zbulon se janë shitur dy herë më shum telefona Android sesa iPhone.

Sipas Nielsen, në SHBA në tre muajt e fundit, nga qershori deri në shtator, numri i përgjithshëm i shitjeve të telefonave të zgjuar, 58% i takojnë paisjve Android, deri sa 28% i takojnë iPhone4 ose iPhone3GS. Nga numri i përgjithshëm i telefonave të zgjuar në periudhën e dhënë më lartë vetëm 9% i takojnë paisjve BlackBerry. Sipas përdorimit të sistemeve operative në gusht, 43% nga telefonat e zgjuar përdorin Android, kurse 28% përdorin iOS, dhe 18% BlackBerry.

Edhe pse ndoshta Android ka një avantazh para iPhone, megjithatë duhet marrë parasysh faktin se iPhone është vetëm një telefon nga një prodhues, derisa Android mund të gjendet në shum modele nga shum prodhues të ndryshëm. Pra nëse marrim parasysh këtë fakt, atëherë shum lehtë mund të sjellim një përfundim se iPhone sjell shum më shum të ardhura për kompaninë Apple se sa Android telefonat për cilin do prodhues. Plus, iPhone5 pritet të kontribojë edhe më shumë në rritjen e të ardhurave finansiare të kompanisë./itshqip

 



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
google
Si të fshini historinë në Google Web History

A e dini se Google ndjek aktivitetin tuaj? Nëse dëshironi të parandaloni ndjekjen e Google, atëherë ju duhet të fshini...

tegra3
30 telefona të zgjuar me Tegra 3 procesor

Nvidia njoftoi se këtë vit në treg do të hedh rreth 30 telefona të zgjuar, zemra e të cilëve do të jetë...

Close