Android Market tani posedon mbi 400.000 aplikacione.

Lajme - Autori Albo B. Postuar me: 4.01.2012 - 8:51 pm | 1 Comment

Tani ka mbi 400.000 aplikacione në dispozicion për shkarkim nga Android Market, thonë nga Distimo, një kompani e cila analizon tregun mobil.

Android Market është shum afër që të mposht Apple App Store e cila momentalisht ka gjysëm milioni aplikacione në dispozicion. Është vlersuar se Android do të barrazohet me iOS me numra në dy muajt e ardhshëm. Por poblemin që akoma e ka tregu i Android është se akoma nuk e di çfar kualiteti kanë aplikacionet që publikohen në Android Market. Kjo për shkak se Google, për dallim nga Apple, RIM dhe Microsoft në shitoret e tyre, nuk i shqyrton ose analizon aplikacionet para se të publikohen.

Sipas Distimo, kontributin më të madh për këtë arritje të Adnroid Market kanë dhënë aplikacionet falas. Përqindja e aplikacioneve falas zmadhohet secilin muaj. Nëse në prill 2011, 60% nga aplikacionet ishin në dispozicoon falas, në fund të vitit 2011 kjo përqindje ishte rritur në 68%.

Përveç numrit të aplikacioneve, Android Market ka shënuar edhe rritje rekorde të publikuesve. Mbi 100.000 studio dhe programerë kanë shpërndarë aplikacionet e tyre në këtë dyqan online./itshqip



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Displaying 1 Comments

  1. [...] është që përdoruesit të fitojnë sa më shum përvojë. Platforma mobile Android ka diku mbi 400.000 aplikacione, por problemi me ta është se shum aplikacione janë falas dhe me cilësi të ulët, shpesh [...]

Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
youtube-permajtje
Youtube zyrtarisht paralajmëroi përmbajtjen e saj origjinale

Youtube javën e kaluar paralajmëroi se do të publikojë partnerët e saj me të cilët është duke u pregaditur për...

facebook-at-work11
A egziston mundësia që përmes Facebook të gjeni punë?(Infografik)

Një nga gjashtë përdoruesit përdorin rrjetet sociale për të gjetur punë, zbulon MBAOnline.com në një infografik. Pothuajse 9 nga 10...

Close