Amerikanët shpenzojnë 23% të kohës në rrjetet sociale (infografikë)

Lajme - Autori Dardan Postuar me: 13.09.2011 - 11:53 am | 0 Comments

Amerikanët shpenzojnë gati një të katërtën e kohës së tyre për të qëndruar në linjë (ang. online) në rrjetet sociale, thotë një raport i lëshuar nga Nielsen.

Sipas raportit të Nielsen, rrjetet më të popullarizuara dhe me të vizituara nga amerikanët janë: Facebook, e dyta Blogger, pastaj renditet Tumblr, më pas në vendin e katërt vjen Twitter dhe e fundit në vendin e pestë radhitet rrjeti social LinkedIn.

Shumica e rrjeteve sociale të popullarizuara në botë dominohen nga femrat. Femrat gjithashtu shikojnë më shumë video sesa meshkujt, edhe pse thuhet se meshkujt kur janë vetëm shikojnë video pornografike, mos u hutoni sepse femrat shikojnë më shumë se meshkujt.

Të dy gjinitë, gjithashtu përdorin rrjetet sociale me aplikacione nga celularët. Aplikacionet e rrjeteve sociale kanë 30 për qind përdorim nga femrat dhe meshkujt. Po ta llogarisim nga viti i kaluar, këtë vit 47 për qind e vizitorëve të rrjeteve sociale vijnë nga shfletuesit dhe aplikacionet e celularëve.

Fotoja u mundësua nga rishibando./itshqip



Publikuar nga


Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
microsoft-cbs
Edhe Microsoft planifikon NFC pagesa nga celulari përmes Windows Phone

Pas Apple dhe Google-s, tani edhe Microsoft është përfshirën në planet për të mundësuar pagesa online nga celularët, shkruan Bloomberg....

americans
Amerikanët shpenzojnë 23% të kohës në rrjetet sociale (infografikë)

Amerikanët shpenzojnë gati një të katërtën e kohës së tyre për të qëndruar në linjë (ang. online) në rrjetet sociale,...

Close