AMD lanson kartelën grafike FirePro (video)

Hardware - Autori Kujtim L. Postuar me: 9.08.2012 - 4:33 pm | 0 Comments

AMD këto ditë i shtoi familjes së saj të kartelave grafike katër kartela të reja FirePro, që ofrojnë fuqi kompjutimi grafik deri në katër teraflop.

Ky tipar mund të gjendet në W9000 e re të kësaj kompanie, që ka aftësinë prej katër TFLOP saktësie primare dhe një TFLOP saktësie dytësore me çmim diçka më pak se 4,000 dollarë.

Kjo kartelë gjigante ofron 6GB të GDDR5 RAM dhe kërkon 274 vat energji elekrike. Lloj tjetër më modest nga kjo familje është W8000, që ka tiparet e njëjta si W9000 më i përsosur, por kërkesa paksa më të ulëta, konsumon 189 vat energji elektrike dhe kushton vetëm 1,599 dollarë.

Adhuruesit e shtëpizave (dhe çmimeve) më të vogla mund të orientohen nga W7000 dhe W5000, të cilat që të dyja janë mjaft më kompakte dhe kërkojnë më pak energji për funksionim, me çmim prej 899 dhe 599 dollarësh, respektivisht.

Demonstrimin dhe tiparet e këtyre kartelave mund t’i shikoni në videon më poshtë./itshqip

 



Publikuar nga


Kujtimi është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar. Është punëtor në mërgim, entuziast i Teknologjisë dhe Informatikës.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
Linux-penguin-birthday1
Linux feston 20 vjetorin e themelimit

Sistemi operativ Linux pikërisht sot ka mbushur 20 vjet që nga themelimi i tij. Ka mundësi që edhe ju që...

angrybirds
Tani mund të luani Angry Birds në Facebook

Loja popullore Angry Birds erdhi edhe në Facebook, dhe që nga ky moment ju mund të luani me llogarinë tuaj...

Close