Adobe heq dorë nga Flash Mobile Player

Lajme - Autori Dardan Postuar me: 10.11.2011 - 11:04 am | 0 Comments

Sipas një postimi në blogun e Adobe të mërkurën, nënpresidenti i Adobe Danny Winokur ka thënë: ” Ne nuk do të vazhdojmë të zhvillojmë Flash Player për pasijet e reja mobile (chipset, shfletues, versionin OS, etj), pas lëshimit të ardhshëm të Flash Player 11.11 që do të dedikohet për Android dhe BlackBerry PlayBook.”

Në prill të vitit 2010, ish themeluesi i Apple, Steve Jobs ka shkruar në faqen zyrtare të kompanisë duke kritikuar Adobe’n: “Flash nuk ka kryer punë në pajisjet mobile. Ne kemi kërkuar në mënyrë rutinore që Adobe të na tregoj Flash’in duke kryer punë në pajisjet e lëvizshme (çdo pajisje të lëvizshme) për disa vite. Por, ne kurrë nuk e kemi parë atë.”

Pavarësisht pretendimeve të shumta që Flash i bëri, duke u zhvilluar në mënyrë të përkryer për pajisjet e lëvizshme, por kurrë nuk arriti të bëjë punë të mirë, dhe tani duket sikur Adobe ka hequr dorë nga zhvillimi i Flash’it.

Në vend të kësaj tani Adobe do të përqëndrohet në HTML5, sipas Winokur: “HTML5 është mbështetur në mënyrë universale në pajisje të lëvizshme. Kjo është zgjidhja më e mirë, HTML5 do të përdoret për krijimin dhe vendosjen e përmbajtjes në shfletues nëpër platformat mobile.”/itshqip



Publikuar nga


Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
wikileaksmirror
Faqja e Wikileaks tani ka qindra kopje.

Faqja kontroverze Wikileaks humbi domainin e tij .org dhe ishte e çkyqur nga serverët e Amazon, ishte tërhequr dhe Paypal...

office-bryant-park
Office 2013 do të lansohet më 29 Janar

Microsoft duket së është afër lansimit të versionit të fundit të Office sipas një postimi të bërë në Twitter gjatë...

Close