1000 uebfaqet më të vizituara sipas Google
Google ka publikuar listën e 1000 uebfaqeve më të vizituara. Rrjeti social Facebook gjendet në krye të kësaj liste. Sipas Google, Facebook ka mbi 540 milion vizitorë unik në muaj.
Në top 10 uebfaqet e publikuara në këtë listë vetëm dy uebfaqe nuk përmbajnë reklama, Wikipedia dhe Mozilla. Wikipedia radhitet e 4-ta ndërsa Mozilla gjenden ne vendin e 10-të.
Twitter me 98 milion vizitorë unik në muaj gjendet në vendin e 18-të. Tek portalet më të vizituara , Yahoo është në vend të 2-të, MSN.com në vendin e 5-të si dhe Baidu radhitet në vendin e 8-të. Ndoshta shkak i radhitjes kaq të lartë i këtyre portaleve është fakti se shumica e njerëzve i vendosin këto uebfaqe si faqe startuese në ueb shfletuesit e tyre. Live.com radhitet i 3-ti me mbi 370 milion vizitorë unik në muaj, ndërsa në vendin e 13-të gjendet Bing me mbi 110 milion vizitorë unik në muaj si dhe Ask.com gjendet në vendin e 20-të me mbi 88 milion vizitorë unik në muaj.
BlogSpot radhitet i 7-ti me 230 milion vizitorë unik dhe WordPress.com me 120 milion vizitorë unik gjendet në vendin e 12-të.
Tek ueb faqet e lajmeve, Cnet.com gjendet në vendin e 35-të, BBC.co.uk(43), CNN.com(64) dhe NYTimes.com(83).
Listën e plotë mund ta gjeni këtu.





Hmm shum list interesante thnx a lot
ITShqip.coM e kom shti te THEBESTLINKS i kom shti ****.org edhe itshqip.com mi testu cili ka vizitor me se shumti me se shumti gjdo her ne mujt me dalin qe ka ITShqip.coM
kshtu qe se shpoejti kemi mu ba te TOP 1000 :p hehe